Federata Zvicerane e Futbollit i ka zgjatur edhe për dy vjet kontratën trajnerit të ekipit kombëtar, Vladimir Petkoviç, deri më 31 dhjetor 2019.
Petkoviç, pasi u largua nga drejtimi i Lacios, u bashkua me seleksionin zviceran në verën e vitit 2014, duke zëvendësuar Ottmar Hitzfeld.
Nen drejtimin e tij, Zvicra u kualifikua në Euro 2016, duke shkuar deri në 1/8 e finaleve, ndërsa ne eliminatoret e Botërorit 2018 është ne krye të Grupit B, me gjashte fitore.