Sport

Peter Mijovic, trajner i ardhshëm i “Sigal Prishtinës”

Peter Mijovic do të jete trajner i ardhshëm për klubin “Sigal Prishtina”, i zgjedhur nga bordi i klubit. Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media, në të cilën u tha se synim kryesor i “Sigal Prishtinës” është që të bëhet pjesë e FIBA-s.

Në konferencë i pranishëm ishte drejtori i klubit, Luan Maloku, i cili tregojë për mos përkrahjen nga organet kompetentepër këtë klub.

Ai po ashtu ka përmendur edhe probleme të tjera, me të cilat vazhdon të përballet ky klub, edhe 17 vjet pas luftës.

“Fillimisht, tu e dite qe s’po kem përkrahje hiq edhe 17vjet pas luftës po luftojmë. U dashtë me pas një sallë, nuk luajnëreprezentacioni, luajmë ne pas një muaji e gjysmë, në FIBA, që ka me qenë shumë problem, por t’u e pa që krejt po rrinë, na kemi me bo hapin edhe fillojmë me punë”, tha Maloku.

Më tej, Maloku theksoi rëndësinë e të pasurit orarin e ndeshjeve, pasi në vitin e kaluar ka qenë e vështirë për lojtarët, të cilët brenda 80 ditëve kanë pasur 27 lojë, njërën prej të cilave në Islandë.

Sipas tij, këto janë sfida për lojtarët e klubit, pasi që këta e kane prioritet që në çdo garë të fitojnë, dhe të kenë një paraqitje sa më të mirë.

Gjatë kësaj konference foli edhe trajneri i përzgjedhur, Peter Mijoviç, i cili tha që të qenit trajner i klubit “Sigal Prishtina”, është një sfidë e madhe, por edhe e rëndësishme.

Ai ka folur edhe për detaje të reja rreth organizimit të Klubit.

“Qëllimi kryesor i imi është që për herë të parë në histori të bëhemi pjesë e raundi të dytë të FIBA-s në Evropë. Së bashku me menaxhmentin e klubit, së bashku me Luan Morinën do fillojmë të luajmë, të marrim lojtarë të rinj me eksperiencë, dhe gjithashtu me lojtarët e mirë që luajnë këtu qe sa vite. Në 10 ditët e ardhshme do të bëjmë një punë të mirë, shpresoj se do kemi një sezon të suksesshme…Fillimisht do më duhet të shoh se çka kemi nga lojtarët vendës, ky është qëllimi im i parë, që të kemi 5 apo 6 lojtarë të mirë vendas, dhe më pas do të shohim se për çka kemi nevojë. Besoj që për fillim do t’i kemi 4 lojtarë të huaj”, tha Mijoviç./KP