Lifestyle

Pesë ushqimet që iu ndihmojnë të dukeni më të rinj

Ne të gjithë duam të dukemi më të rinj se sa që jemi dhe të jetojmë sa më gjatë që është e mundur.

Megjithëse është gjenetikja ajo që na jep fillimin, dieta jonë gjithashtu luan një rol jetësor për të na ndihmuar të jetojmë më gjatë dhe të mbajmë lëkurën rinore për më shumë kohë, transmeton Klan Kosova.

Këtu iu sjellim 5 ushqimet kundër plakjes, që iu mbajnë lëkurën mirë.

Avokado

Ngrënia e një avokadoje në ditë redukton nivelet e kolesterolit dhe rigjeneron lëkurën.

Manaferrat

Luleshtrydhja, manaferra, boronica, rrushi… këto frute të vogla përmbajnë përmbajtje antioksiduese që parandalon dëmtimin e qelizave dhe mund të reduktojë ënjtjen .

Karota

Ky perim është i njohur për të mbrojtur lëkurën nga rrudhat e parakohshme që vijnë nga ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë.

Hudhra

Një super-ushqim kundër-plakjes, gjithashtu balancon kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe hipertensionin.

Çokollata e zezë

Ky produkt ka përfitime të shumta shëndetësore.

Përmban antioksidantë që ndihmojnë lëkurën tuaj të mbrojë veten nga dëmtimet e rrezeve të diellit, si dhe përmirëson hidratimin dhe trashësinë e saj. Efekt ka vetëm çokollata që përmban 75% kakao.