Sport

Pesë medaljet e arta që e bëjnë të pavdekshme Majlindën (Foto)

Më e mira në vend. Supersportiste. Mbretëreshë e sportit. E pakonkurrencë. Ishin këto disa prej shumë epiteteve që i janë dhënë Majlinda Kelmendit për vite të tëra.

Të gjitha këto kanë mbetur vlerësime të vogla të dielën mbrëma. Karriera e 25’vjeçares nga Peja, të dielën mbrëma njohu një dimension të ri. Ajo u bë e pavdekshme. U shndërrua në legjendë të sportit të Kosovës dhe sportit shqiptar në përgjithësi, shkruan KD.

Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare, më në fund fitoi medaljen e vetme që i mungonte në karrierë. Fitoi medaljen olimpike. Madje të artën olimpike. Tashmë Majlinda i ka të gjitha medaljet e mundshme. Ka dhjetëra medalje të çmueshme, por janë pesë medalje, pesë suksese, pesë fitore, që e shndërrojnë në të pavdekshme. Në legjendë të sportit.