Sport

Pesë klube të Premierligës e duan Rashicën

Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremeni këtë verë dhe atë e duan edhe klubet gjermane e ato italiane

Milot Rashica është bërë objektiv i klubeve të rëndësishme evropiane, shkruan Gazeta Express.

Ylli kosovar do të largohet nga Werder Bremeni dhe është në kërkim të klubit të ri.

Mediat britanike raportojnë se 24 vjeçarin e duan pesë klube të Premierligës.

“Sky Sports” njofton se Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Hami dhe Brightoni e pëlqejnë përfaqësuesin kosovar.

Ndërkohë, klubet angleze duhet ta mposhtin konkurrencën e klubeve italiane dhe atyre gjermane, që po ashtu e duan ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe të Vitesses.

Në Itali, Rashicën e pëlqejnë Milani, Napoli e Lazio, e në Gjermani, Leipzigu, Borussia Dortmundi dhe Hertha Berlini.

Rashica i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë edicion me Werder Bremenin.

Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022, por largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Werderi i kërkon 25 milionë euro për kartonin e Rashicës.

Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë sezon me ekipin gjerman.

the authorGazetaKNN