Sot është përuruar në Pejë shtatorja e xhudistes olimpike, Majlinda Kelmendi.
Në përurim kanë qenë prezentë shumë njerëz të sportit si dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është shprehur e emocionuar në përurimin e shtatores së saj në Pejë, ku tha se është e lumtur që statuja iu vendos në këtë qytet ku e filloi rrugëtimin drejt majave botërore.
“Sot është një ditë historike jo vetëm për juve. Ashtu si po e përjetoni ju, unë jam duke e përjetuar edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur”, tha Kelmendi.