Sport

Peruja eliminon Zelandën e Re dhe kualifikohet në Botëror ​​

Kombëtarja nga Amerika e Jugut është e fundit që siguron biletën për Rusi.

Peruja triumfon 2:0 në ndeshjen e dytë të barazhit me Zelandën e Re dhe kualifikohet në Kupën e Botës, duke kompletuar numrin prej 32 skuadrash që do të marrin pjesë në Rusi vitin tjetër.

Në “Estadio Nacional”, në kryeqytetin Lima, vendasit shënuan nga një gol në çdo pjesë, duke shuar ëndrrën e Zelandës së Re për pjesëmarrjen e tretë në Kupën e Botës.

Jefferson Farfan kaloi në epërsi Perunën ë minutën e 28-të, i asistuar brenda zonës nga Cueva. Goli i dytë, që i dha goditjen përfundimtare Zelandës së Re u shënua nga Ramos në të 65-ën.

Kjo është hera e pestë që kombëtarja peruane kualifikohet në Kampionate Botërore.

Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 2:0, pasi takimi i parë i zhvilluar në Zelandën e Re përfundoi në barazim pa gola.