Aktuale

Personi me të meta mendore rrah vëllain e tij dhe dy policë

Pardje në fshatin Veleknicë të Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka sulmuar fizikisht me mjete të forta vëllain e tij dhe më pas dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit policor, i arrestuar është me të meta psikike, ndërsa ceket po ashtu se në vendngjarje është gjetur edhe një granatë dorë, shkruan Periskopin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull (me të meta psikike) pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjete të forta vëllain e tij dhe më pas gjatë intervenimit edhe dy zyrtar policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtj”, thuhet në raport. /Periskopi/

the authorE B