Aktuale

Personi që sulmoi ambasadën në Podgoricë ishte i dekoruar nga Millosheqviqi

Policia malazeze dyshon se Dalibor Jaukoviç (43-vjeçar), është personi që hodhi bombën në oborrin e ambasadës amerikane gjatë natës së mbrëmshme dhe pastaj vdiq në një shpërthim tjetër, raportojnë mediat malazeze.
Jaukoviç ka jetuar në Podgoricë dhe është i lindur në Kraljevo

“Nuk ka viktima të tjera në shpërthim, dhe motivi është ende i panjohur”, raportojnë mediat.

Në profilin e tij në facebook, shihet se Jaukoviq ishte nderuar me medalje për merita në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
Jaukoviç iu dha medalje për “angazhim të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrave në mbrojtje të vendit”

the authorE B