Aktuale

Personat me Sindrom Down protestë para Qeverisë

Sot po shënohet dita ndërkombëtare e personave me Sindromin Down.
Për këtë arsye para Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur një protestë ku po kërkohet trajtim i barabartë për këta persona.

Aty shihen qindra persona me pankarta, ku kërkohet të jenë të barabartë para ligjit, të përdoret gjuha e shenjave dhe shërbime cilësore.

Ndryshe, Sindroma Down është kusht gjenetik, pra nuk konsiderohet sëmundje dhe nuk jepet terapi mjekësore për kurimin e saj.

the authorE B