Rasti i dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku u shfaq flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, është përsëritur edhe në një ndeshje të kampionatit të Bosnjës
Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet Zrinsit dhe Sarajevës, ku mbi stadiumin e Mostarit u paraqit një dron me flamurin e Kroacisë.
Ky ishte një provokim ndaj ekipit boshnjak, pasi flamuri kroat është i ndaluar me kushtetutë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Pas shfaqjes së dronit nuk ndodhi ndonjë incident, por thjeshtë gjyqtari e ndërpreu ndeshjen deri sa u largua flamuri deh më pas gjithçka vazhdoi normalisht. /Express/