Ndeshja eliminatore mes Afrikës Jugore dhe Senegalit do të përsëritet pasi gjyqtari i ndeshjes u suspendua për jetë nga FIFA sepse akordoi penalti të paqenë.
Referi ganez, Joseph Lamptey, u suspendua për jetë për manipulim të ndeshjes, shkruan BBC, përcjell Express.
Ai i dha një penalti Afrikës Jugore në fitoren e saj prej 2-1 ndaj Senegalit në nëntor të vitit të kaluar. Ai e kishte akorduar penaltinë me pretendimin se mbrojtësi i Senegalit e kishte prekur topin me dorë, por pas shikimit të xhirimeve doli mbrojtësi senegalez i Napolit, Kalidou Koulibaly ishte goditur nga topi në gju e jo në dorë.
Ndeshja do të përsëritet në nëntor të këtij viti. /Express/