Rajon & Botë

Përsëri sulme ajrore në Siri, 8 të vrarë

Aktivistët opozitarë sirianë thonë se të paktën tetë persona janë vrarë në një sulm ajror në qytetin lindor, Boukamal, në kufi me Irakun.

Aktivistët thonë se sulmi ndodhi dje në mbrëmje dhe ka shumë mundësi që u krye nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, i cili është duke e luftuar grupin e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, transmeton Express.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja i kanë vrarë dhjetëra civilë gjatë disa javëve të fundit, teksa beteja kundër ekstremistëve po intensifikohet.

Ndërkohë, Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë sot se sulmi ajror vrau 13 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe tre luftëtarë të ISIS-it.

the authorE B