Gjatë lojës me topa-luftash, Fiorentina goditi me çorape në kokë Fotininë, kjo e fundit i thotë “çfarë bën o bishë”, fjalë që shkaktoi debat mes tyre për pak momente.
Por ndërsa u duk se Fiorentina e kapërceu këtë situatë, Olsi i acaruar ka shkuar të sqarohet me Fotininë për atë çfarë ajo i tha Fiorentinës.
“Fotini u vrave ca…Bishë Fiorentina ëëë?! Po javën e kaluar pse nuk ishte bishë Fiorentina. Si nuk të vjen zor nga llafet që ke nxjerr nga goja. Se me atë bishën fle unë, nuk fle ti. S’të vjen zor nga vetja”, i thotë Olsi, Fotinisë.
Por me një ton akoma më të ashpër ai ka folur kundër Danjelit, i cili ka ndërhyrë në mbrojtje të Fotinisë.
Olsi tepër i ngarkuar emocionalisht ka shpërthyer kundër Danjelit e Fotinisë, pasi ky i fundit i ka thënë “bishë” Fiorentinës gjatë lojë me topa-lufta.
Por ndërsa ai kapet me Fotininë për këtë fjalë, ndërhyrja e Danjelit e ka acaruar akoma edhe më tej dhe ka bërë që ai të shpërthejë edhe kundër tij duke e akuzuar për gjeste e fjalë të padenja që ai ka bërë e thënë ndaj Fiorentinës.
“Ti pusho, mbylle gojën. Se dje ke thënë një fjalë, kisha bërë ndërmend të të thosha të shtunën. Se ke bërë shumë gabime. Ti, se të kam mbajtur si vëlla, e kaluar vëllait”, i thotë Olsi Danjelit pasi ky i fundit ndërhyri mes tij dhe Fotinisë.
Por kjo situatë ka acaruar akoma edhe më tej situatën mes dy djemve, kryesisht të Olsit që duket shumë i revoltuar, që ndër të tjera i thotë Danjelit: “Dole te loja jote e parë, je i pafytyrë, legen”.
Është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë për të qetësuar situatën mes Olsit dhe Danjelit.