Rajon & Botë

Përplaset autobusi në Tanzani, vdesin 34 nxënës

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur kur një autobus që ishte duke i dërguar disa nxënës në provim humbi kontrollin dhe u përplas në Tanzani.

Katër njerëz të tjerë mbetën të lënduar në përplasjen që ndodhi në Karatu, tha komandanti i policisë rajonale atje Charles Mkumbo.

Autobusi ishte duke i dërguar nxënësit në një shkollë në Arusha për teste, shkruan belfasttelegraph.co.uk, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet janë duke u përpjekur që t’i nxjerrin trupat e ngujuara, pasi autobusi goditi disa pemë.

the authorE B