Arsim & Kulturë

Përmbyllet edicioni i parë i shkollës verore në Kolegjin AAB

Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e shkollës verore ndërkombëtare për demokraci dhe zhvillim, të organizuar nga Kolegji AAB, në të cilën morën pjesë dhjetëra studentë ndërkombëtarë nga Kosova, Shqipëria, SHBA, Kanadaja, Gjermania, Franca, Belgjika, Lituania, Turqia dhe Maqedonia.

Gjatë dhjetë ditëve të zhvillimit të edicionit të parë të shkollës verore ndërkombëtare për demokraci dhe zhvillim, studentët krahas programit akademik kanë pasur mundësi të mësojnë edhe nga vizitat studimore në institucionet e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë.

Në këtë ceremoni përveç studentëve, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.

the authorE B