Sport

Përleshen tifozët bullgarë me ata të Partizanit

Një incident ka ndodhur në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ku në prag të ndeshjes mes Partizanit dhe klubit bullgar, Botev Plovdiv, tifozët janë përleshur mes tyre në hyrje të stadiumit, transmetojnë mediat shqiptare.

U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Më herët këtë mëngjes në pikën kufitare në Qafë Thanë, policia ndaloi rreth 100 tifozë bullgarë për shkak se ishin të dehur dhe kishin sende të forta.

Ndeshja luhet në kuadër të Europa League.