Mohsen Forouzan është pezulluar nga Federata Iraniane e Futbollit vetëm pse e ka gruan modele.
Komisioni i etikës në këtë federate ka përjashtuar nga çdo aktivitet sportiv atë për shkak se gruaja e tij, Nasim Nahli është shfaqur në internet “pa respektuar kodin dhe moralitetin islamik”, sepse nuk ka mbajtur hijab-in , vello islamike që mbulon kokën e grave.
E gjithë kjo vjen si pasojë e një rregulli që ndalon të dëmtohet imazhi i federatës dhe kjo është cilësuar si e tillë. /IndeksOnline/