Anësori kroat Ivan Perisic ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Interin
Ivan Perisic dhe Inter kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022, shkruan La Gazzetta dello Sport.
Kroati kërkohej me ngulm gjatë kësaj vere nga Manchester United, por në fund vendosi të qëndronte në Itali.
Po ashtu bëhet e ditur se me kontratën e re është përmirësuar edhe paga e lojtarit, i cili tashmë do të përfitojë nga 4.5 milionë euro në sezon, duke u bërë një nga më të paguarit në skuadër. /Express/