Sport

Perisic po kalon te skuadra nga Premierliga

Ivan Perisic do të largohet nga Interi me të përfunduar ky sezon.
Ivan Perisic ka kohë që po e kërkon largimin nga Interi, andaj në verë duket se do ta mbyll aventurën në Itali.

Anësori kroat është duke u kërkuar nga disa skuadra, gjersa tani Tottenham po i prinë garës, përcjell lajmi.net.

Inter ka bërë me dije se do ta shet Perisicin, gjersa kërkon 35 milionë euro.

30-vjeçari është duke tentuar të transferohet te një skuadër më e madhe, por që duket se Spurs do të jetë skuadra e tij e re. /Lajmi.net/