Raportet mes drejtuesve të Interit dhe Ivan Perisicit janë përkeqësuar
Reprezentuesi i Kroacisë, Ivan Perisic i ka bërë nervoz drejtuesit e Interit, pasi ka marrë pjesë në turneun e volejbollit në plazh “Porec del Wolrd Tour”.
Sipas Calciomercato.com, Nerazzurrët do ta ndëshkojë ish anëtarin e Wolfesurgut dhe Borussia Dortmundit për këtë gjest, përcjell Express.
Kurse, duhet theksuar se tash e disa javë Ivan Perisic është duke kërkuar largimin nga Interi.
28 vjeçari po synon t’i bashkohet Manchester Unitedit, por Nerazzurrët po kërkojnë 50 milionë euro për shërbimet e kroatit. /Express/