Ka përfunduar seanca e parë për rastin e gjykimit të vrasjes së 16-vjeçarit nga Prishtina, Aulon Zeka.
Avokati i familjes Zeka, Skender Musa, ka konfirmuar për Express se ka prova të mjaftueshme për rastin në fjalë, derisa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 dhjetor.
Ndryshe, ligji për të mitur dënimin maksimal e parasheh diku deri në 10 vjet.
I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.