Sport

Përfundon pjesa e parë, Kosova po humb 3:0 nga Kroacia

Kosova është duke humbur 3:0 ndaj Kroacisë në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Loro Boriçi’.

Kosova nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen ndaj Kroacisë. Pas përfundimit të pjesës së parë, ekipi i Albert Bunjakit është duke humbur me rezultat 3:0, përcjell Gazeta Express.

Tre golat për kroatët i shënoi sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic (6’, 24’ dhe 35’). Albert Bunjaki ka çfarë t’iu thotë lojtarëve në zhveshtore, të cilët shpresojmë se do të shënojnë ndonjë gol në pjesën e dytë. /Express/