Pjesa e parë e finales së Euro 2016 ndërmjet Portugalisë dhe Francës ka përfundur pa gola. Në fillim francezët nisën furishëm ndeshjen, por më pas loja filloi të normalizohet.
Në minutën e 24-të, Cristiano Ronaldo u largua nga loja pasi që mori një lëndim në këmbën e tij të majt dhe, edhe pas një përpjekje, nuk mundi t’ia dalë të vazhdojë lojën. /Gazeta KNN