Sport

Përfundon ndeshja, Kombëtarja arrin fitore

Kanë përfunduar 15 minutat e mbetur të ndeshjes së Kombëtares Shqiptare me Maqedoninë.

Ishte goli i të riut nga Shkodra, Bekim Balaj, i cili kaloi në epërsi kombëtaren në 2:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe e tërë ndeshja.

Për ndryshe, kjo ndeshje ishte detyruar të ndërpritej në minutën e 75-të për shkak të motit të ligë në Shkodër./KP