Ka përfunduar meçi i madh mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit.
Fitues i meçit u shpall Joshua, pas vendimit të arbitrave, shkruan GazetaBlic
Pas 12 raundeve, Joshua fitoi me pikë me rezultatin 118 – 111.
Të gjitha raundet u karakterizuan me shumë pak goditje nga dy boksierët.
Anthony Joshua u koncentrua më shumë në mbrojtje dhe herë pas here sulmonte kundërshtarin.
Kurse Joseph Parker gjatë gjithë kohës tentonte më shumë të sulmonte duke lënë shumë hapësira për goditjet e Joshuas./GazetaBlic/