Rajon & Botë

Përfundimisht këtë muaj Haga nxjerr vendimin për Mlladiqin, i akuzuar për gjenocid

Vendimi i Gjykatës së Hagës për Ratko Mlladiqin i cili akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëvë në Bosnjë dhe Hercegovinë pritet të shpallet në fund të muajit nëntor.

Pasi pala mbrojtëse kishte thënë se shëndeti i Mlladiqit është përkeqësuar, Gjykata e Lartë e Tribunalit të Hagës nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për shtyrjen e shpalljes së vendimit. Vendimi do të shpallet më 22 nëntor, pas procesit gjyqësor që po zgjatë më tepër se pesë vjet.

Ratko Mlladiq, 74 vjeçar, është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës për aksionet e tij gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, në periudhën 1992-95, kur ai ishte komandant i forcave serbe në Bosnjë.

Ai është i akuzuar se e ka mbikëqyrë masakrën e më se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në qytetin Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Vitin e kaluar, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që ishte koleg politik i të akuzuarit Mlladiq, është dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata e Hagës./Gazeta Express

the authorE B