Zinedine Zidane lavdëroi përformancën e Gareth Bale ndaj Arsenalit, por këmbënguli se asgjë nuk kishte ndryshuar në qëndrimin e Realit.
Bale erdhi nga stoli për ta shpëtuar Real Madridin nga humbja, pasi pas 45 minutave të para ekipi i tij po pësonte 2-0, ndërsa ai inspiroi një barazim 2-2 dhe më pas djemtë e Zinedine Zidane triumfuar 3-2 me penallti.
Ylli uellsian në ndeshjen e kaluar nga Bayernit nuk u përfshi fare në skuadër, me trajnerin francez që konfirmoi se Bale do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, transmeton lajmi.net.
I pyetur për performancën e Bale të martën, Zidane u tha gazetarëve: “Ai ka luajtur një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur për të”.
“Ai është me ne dhe ne do të vazhdojmë të punojmë. Ne luajmë mirë 10 kundër 11 dhe 10 më mirë kundër 10. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai donte të luante sot dhe ditën tjetër jo”.
“Unë nuk kam biseduar me të, ai është trajnuar normalisht dhe për këtë ai ka luajtur, asgjë nuk ka ndryshuar, ju e dini se çfarë është situata”, konfirmoi Zidane. /Lajmi.net/