Sport

Përforcohet Roma

Roma ka siguruar shërbimet e portierit Wojciech Szczesny

Roma dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të portierit Wojciech Szczesny.

Portieri polak pritet të qëndrojë tek Roma dhe për një sezon tjetër në formë huazimi, ndërsa klubi italian ka mundësi të blejë lojtarin për 16 milionë euro në fund të sezonin 2016/17.

Kujtojmë se Szczesny ishte pjesë e Romës edhe edicionin e kaluar, pasi vendin e tij në Arsenal e ka zënë legjenda Petr Cech.