Douglas Costa tashmë është në Itali. Ylli brazilian gjatë ditës do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj me Juventusin
Ylli i Bayern Munichut, Douglas Costa tashmë gjendet në J-Medical në Torino për t’i kryer testet mjekësore.
Më pas braziliani do të nënshkruaj kontratë me kampionin e Italisë, Juventusin, përcjell Express.
Yllin brazilian do të huazohet për një sezon, për 6 milionë euro, me të drejtë blerje vitin tjetër për 40 milionë euro.
Costa do të jetë transferimi i dytë i Juventusit, pas sulmuesit të Sampdorias, Patrick Schick. /Express/