Inter ka marrë lajme shumë të këqija nga Portugalia, pasi mbrojtësi Joao Cancelo është lënduar
Mbrojtësi i ri i Interit, Joao Cancelo ka pësuar lëndim të gjurit, gjatë përgatitjeve me kombëtaren e Portugalisë.
Lojtari do të kthehet në Inter për të kryer testet mjekësore dhe për të vazhduar fazën e rikuperimit.
Sipas mediave portugeze, Cancelo pritet të mungojë për dy muaj, pasi ka lënduar shumë keq gjurin, por jo ligamentin.
Cancelo iu bashku Interit javën e kaluar në huazim, me të drejtë blerje për 33 milionë euro. /Express/