Përforcimi më i ri i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka shënuar gol spektakolar, i ndihmuar nga një mbrojtës kundërshtar, në miqësoren e radhës të ekipit të tij, Heerenveen
Ibrahim Dresheviq po kalon nëpër momente magjike të karrierës së tij, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti që iu bashkua Kombëtares së Kosovës në dy ndeshjet e qershorit, krahas sigurisë që e ofron në mbrojtje, i ka treguar aftësitë e tij edhe në fazën ofanzive.
Në fakt, Dresheviq e ka shënuar një gol spektakolar në fundjavë në miqësoren e radhës të ekipit të tij, Heerenveen.
Qendërmbrojtësi kosovar gjuajti nga distanca dhe topin e dëboi një mbrojtës kundërshtar, për ta shndërruar në një gol mjaft të bukur.
Ibro e ka postuar videon e këtij goli në Instagram, ku ka pyetur nëse goli i shënuar ishte me fat apo jo. /Gazeta Express/