Takumi Minamoto do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli sot (e mërkurë) përpara transferimit të tij nga Red Bull Salzburg.
Para disa ditësh u raportua se Liverpooli fitoi konkurrencën e fortë për të siguruar shërbimet e japonezit, Minamoto.
Shifrat e marrëveshjes u raportuan rreth tetë milionë euro, pasi aq thuhet se ishte edhe klauzola e lojtarit në kontratë.
Sipas mediave angleze, Minamoto do të udhëtojë sot (e mërkurë) drejt Liverpoolit për t’i kryer testet mjekësore para transferimit.
Transferimi i sulmuesit anësor japonez pritet të fuqizohet me 1 janar atëherë edhe kur fillon zyrtarisht afati kalimtar dimëror.
Minamino ka shënuar nëntë gola dhe 11 asistime.