Sport

Përfaqësuesja mban seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Kroacinë

Sot përfaqësuesja e Kosovës do të mbajë seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Kroacisë.

Seanca stërvitore do të mbahet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 15.00. Në këtë seancë të parë përfaqësuesen e Kosovës, pritet që ta vizitojë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Një ditë më herët përzgjedhësi Alber Bunjaku bëri publike listën me emrat e futbollistëve që do të luajnë për Kosovën.

Ndeshja me Kroacinë zhvillohet më 6 tetor në Stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër.

Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Kosovës e ka luajtur me Finlandën ku arriti të marrë një pikë si mysafir./KosovaPress/