Sport

Përfaqësuesja e Kosovës stërvitet sërish në Drenas para nisjes për në Shqipëri

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon sot stërvitjen e dytë në orën 10:00, stadiumin në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Kurse, ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaki drejt Shkodrës do të udhëtojë në orën 14:00, ku do të vendoset në një hotel 20 kilometra larg stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkaq, të mërkurën pasdite, një ditë para ndeshjes me Kroacinë, Kosova do të zhvillojë stërvitjen e fundit në “Loro Boriçi”.

Kosova dhe Kroacia do të ballafaqohen të enjten mbrëma në Shkodër në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”