Sport

Perez Zidanit: Po tallemi pak me ta (Video)

E përditshmja madrilene AS, ka zbuluar një bisedë interesante mes Zinedine Zidanit dhe presidentit të klubit, Florentino Perezit.

Real Madridi ende nuk ka transferuar ndonjë lojtarë këtë verë, përveç rikthimit të Alvaro Moaratas – derisa ditë më parë Andre Gomes që flitej se do të jetë blerja e parë e Zizu, u transferua në Barcelonë.

Por, duket se Perez ka një plan krejtësisht tjetër. Ata zhvilluan një bisedë të çuditshme gjatë seancës stërvitore në Montreal.

Kjo është biseda e videos më poshtme:

Zidane: “Presi, çkemi, mirë?”

Perez: “Mirë, mirë, tani po tallemi nga pak!”

Zidane më pas fillon të qesh dhe sikur kërkon më shumë informacione nga presidenti, derisa ai flet përsëri…

Perez: Deri më tani nuk është mbyllur asgjë… (Duket ta ketë pasu fjalën për trasnferime)

Mediat në Spanjë, duke u bazuar te biseda mes Zizu e Perez, rapotojnë se mund të vijë një galaktikë në Santiago Bernabeu këtë verë, përcjell Gazeta Express.