Sport

Perez: Zidane, trajneri më i mirë në botë (Foto)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, i ka thurur lavde trajnerit francez, Zinedine Zidane
Numri një i Real Madridi, Florentino Perez, mendon se Zinedine Zidane është shndërruar në trajnerin më të mirë në botë që prej kur ka marrë drejtimin e Los Blancos.

Zidane, i cili zëvendësoi Rafa Benitezin e shkarkuar në fillim të vitit 2016, ka arritur që me Real Madridin të fitoj një La Liga dhe dy Liga të Kampionëve.

“Real Madridi ka bërë edhe një herë diçka që askush tjetër nuk ka arritur deri tani. Ne kemi ndërtuar një ekip legjendar me lojtarët më të mirë ndërkombëtarë dhe spanjollë, ku akademia jonë gëzon gjithashtu një rol të rëndësishëm”, ka deklaruar Perez.

“Ne jemi një ekip i udhëhequr nga Zidane, një figurë simbolike për Madridismo, i cili në një hapësirë të shkurtër kohore është bërë trajneri më i mirë në botë”, ka theksuar Perez. /Express/