Sport

Perez vendos për formacionin në Real? Kjo është përgjigja e Ancelottit

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë spekulimet se në Real Madridi Florentino Perez vendos për formacionin startues.

Ka kohë që raportohet se numri një i Real Madridit, Florentino Perez, në shumicën e rasteve vendos për formacionin titullarë të Los Blancos, kjo kinse për shkak të yjeve që janë në skuadër.

Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet trajneri italian, Carlo Ancelotti.

“Asnjëherë Perez nuk më ka bërë presion që të zgjedh formacionin startues. Nuk di asgjë rreth kësaj që thoni ju”, iu përgjigj Ancelotti gazetarit të së përditshmes spanjolles AS.

“Unë isha i vetmi që ka zgjedhur formacionin sepse i kam njohur mirë lojtarët dhe në çfarë forme ishin”, vazhdoi ai. /Express/