Sport

Perez: Ronaldo është i pashitshëm

Presidenti i Real Madridit ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo nuk largohet nga klubi.

Real Madridi nuk do të vepronte kurrë sikurse Barcelona, duke shitur yjet e skuadrës. Kështu shprehet Florentino Perez, i cili heq çdo dilemë për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos nga ‘Los Blancos’.

Kur diskutohet sërish largimi i Cristiano Ronaldos drejt Anglisë për shkak të problemeve me taksat, presidenti i skuadrës kampione të Evropës doli sërish në skenë për të mbrojtur yjet e ekipit.

“Nuk e shesim kurrë Ronaldon, edhe nëse do ta paguajnë sa pesha e tij në ar. Vetëm futbollistët më të mirë sjellin fitime të mëdha dhe ne jemi sipas European Elite 2017, skuadra e dytë më e vlefshme ekonomikisht. Vlejmë 3 miliardë euro si markë ”, tha presidenti i Realit.