Sport

Perez: Nuk është Ronaldo, ky lojtar i Realit është më i miri në botë (Foto)

Florentino Perez ka shprehur edhe një herë simpatinë për sulmuesin Karim Benzema.

Presidenti i Real Madridit e vlerëson francezin si numrin 9 më të mirë në botë.

“Ai është një miks mes Zidane dhe Ronaldo. Për mua është numri 9 më i mirë në botë”, deklaroi Perez për “RMC”, përcjellë “lajmi.net”.

“Ai luan shumë mirë dhe është shumë e vështirë që të gjejmë një sulmues si ai. Nëse varet nga unë, ai do të qëndrojë te Real Madridi gjithmonë, por ajo nuk është diçka që jemi duke e diskutuar tani”, shtoi Perez.

Pikërisht për shkak se Perez e vlerëson shumë Benzeman, sulmuesi tjetër, Alvaro Morata, pritet të largohet gjatë verës. /Lajmi.net/

karim-benzema-real-madrid-champions-league_crlsc4xf5fiw1jlx6d27ku9b8