Sport

Perez: Këtë lojtar të Barcelonës do ta doja në Real Madrid (Foto)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, e pranon se do të kishte dëshirë që ta transferonte Lionel Messin nga Barcelona
Numri një i Real Madridi, Florentino Perez, në një intervistë për Onda Cero ka zbuluar gjithçka.

Përveç që ka folur për Ronaldon dhe transferimet e mundshme në ‘Santiago Bernabeu’, Perez e ka zbuluar se kishte dëshirë që ta transferonte Lionel Messin nga Barcelona

Por, Perez e pranon se transferimi i argjentinasit nga Barcelona do të ishte mision i pamundur, përcjell Express.

“Sigurisht që do të kishim dashur ta kishim Messin në Madrid. Ai ishte në Barcelonë që nga ekipi i të rinjve të Barcelonës, kështu që transferimi i Messit nuk do të kishte ndodhur kurrë”, ka theksuar ai.

Messi me Barcelonën deri më tani ka fituar tetë tituj në La Liga, katër Liga të Kampionëve dhe pesë Topa të Artë. Ai me fanellën e Barcelonës ka shënuar 507 gola në 583 paraqitje. /Express/