Sport

Perez ishte arsyeja pse Zidane u largua nga Real Madrid, këto janë detajet

Ish presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon ka befasuar duke thënë se Zinedine Zidane kishte të drejtë që u largua nga skuadra.
E gjithë kjo besohet të kishte ndodhur pasi Zidane nuk kishte më fuqi në fushën e transferimeve, pasi Florentino Perez ka vepruar sipas kokës së tij, nisur nga fjalët e ish presidentit Calderon.

“Zidane kishte insistuar që të mbahej Ronaldo dhe të shitej Bale” ka thënë ish presidenti për “AS”, transmeton lajmi.net.

“Perez e bëri të kundërtën prej asaj që kërkoi Zidane. Zidane dëshironte të kishte fuqi mbi vendimet e skuadrës kur ishte puna tek transferimet, por kjo dëshirë nuk ishte e mundur kështu që ai vendosi të largohet” ka thënë tutje Ramon.

“Ai kishte të drejtë që u largua” ka thënë në fund Calderon.

Zidane e udhëhoqi skuadrën e Real Madridit drejt tri trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi. /Lajmi.net/