Aktuale

Për tre muaj, 24 bebe kanë vdekur pas lindjes në QKUK

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, kanë lindur 2470 fëmijë, derisa numri i vdekjeve të bebeve ka arritur në 24, sipas raportit të klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të kësaj klinike, dr. Xhevdet Gojnovci, thotë se ky numër është 9.8 promil dhe në nivel me vendet e rajonit, shkruan Gazeta Shneta.

Ai thotë se vdekshmëria te foshnjat me peshë 500 deri 999 gramë, është shumë e lartë me mbi 80 për qind dhe sipas tij, mbijetesa e tyre është e vështirë edhe në vendet me mjekësi bashkëkohore.

“Edhe nëse mbijetojnë, 75 për qind e rasteve mbesin me invaliditet”, deklaron Gojnovci.

Ai rendit katër shkaqet kryesore që shkaktojnë vdekjet e foshnjave: Perinatale (Asfiksioni, Hemoragjit intracerebrale etj); Prematuriteti me komplikime; Anomalit (të zemrës, multisistemike, gjenetke etj) dhe Infeksionet.

Doktori tregon tutje se në tre mujorin e parë të këtij viti, 231 foshnje kanë lindur premature, që është rreth 10 për qind e numrit të përgjithshëm.

“90 për qind e foshnjave premature që janë trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë gjatë këtij tremujorit kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë ai.

Sipas Gojnovcit, vetëm pesë raste janë referuar për trajtim pas skriningut të retinopatisë në Oftalmologji. /Gazeta Shneta/

the authorE B