Të gjithë po presim hedhjen në treg të smartfonit më të ri të Apple, iPhone 8, por kjo nuk do të thotë që të gjithë mund ta përballojmë çmimin e tij.
Sipas portalit e njohura për teknologjinë ‘Mashable’, iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë që Apple ka prodhuar deri tani.
iPhone 8 është parashikuar të kushtojë të paktën 1.000 dollarë. Në Turqi dhe Shqipëri i kemi blerë me këtë çmim iPhone-t e rinj kur sapo kishin dalë, por në SHBA dhe në vende të tjera zakonisht kanë patur çmime rreth 800 dollarë. Kjo do të thotë se kemi paguar 200 dollarë më shumë!
Mendohet se iPhone 8 me 64 GB do të kushtojë 999 dollarë, 256 GB, 1.099 dollarë dhe ai me 512 GB do të kushtojë 1199 dollarë.