Sport

“Për mua ekziston vetëm një Kombëtare”

Për Elis Bakaj, ish sulmuesin e Shqipërisë, ekziston vetëm një Kombëtare

Elis Bakaj, ish sulmuesi i Kombëtares, ka folur për kalimet e fundit që janë bërë nga Shqipëria te përfaqësuesja e Kosovës.

Ekipin kuqezi për përfaqësuesen kosovare e kanë braktisur Milot Rashica, Amir Rrahmani, Alban Meha dhe Herolind Shala

Për anëtarin e skuadrës kroate, Split, Elis Bakaj, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Shqipërisë, ekziston vetëm një Kombëtare.

“Nuk paragjykoj askënd për zgjedhjet që bëjnë. Por, për mua, ekziston vetëm një Kombëtare dhe është ajo e Shqipërisë me flamurin kuq e zi”, ka deklaruar Bakaj për ‘Panorama Sport’

“Nëse do ishit në një situatë të tillë, ju do ta ndërronit Shqipërinë? Unë e thashë dhe më sipër, për mua ekziston vetëm një Kombëtare. As nuk e do ta mendoja, e jo më ta ndërroja”, ka shtuar ish sulmuesi i Dinamo Bukureshtit dhe Tiranës.