Për reperin e njohur Majk dhe ish- të dashurën e tij modelen e njohur Majlinda Zeka, sot është një ditë shumë e veçantë.
Kjo për faktin pasi që dy muaj më parë ata u bënë prindër të një djali të ëmbël të cilin Majlinda e pagëzoi me emrin Roan.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Majlinda përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka uruar djalin e saj për dymujorin.
“Urime dymujorin për beben time të ëmbël, djalin tim Roan”, kishte lënë mbishkrim Majlinda.
Ndërkohë, Majlinda ka marr urime të shumta nga fansat e saj.
“Urime dy mujori per bebushin me tbukur të shoëbizit ❤️ sa me fat je , femi ma tmire skam pare moti kohe ! I mrekullueshem????????????u rritsh u befsh 100 Roan”,
“Urime per shpirtin e vogel Mashallah”,
“Mashallah u befsh plak katuni”, ishin disa nga urimet që i kishin bërë për Roanin./Gazeta Express/