ShowBiz

Për këtë person e ka marrë malli Gjikon, nuk është Elita (Video)

Sezoni i verës vetëm se ka filluar të bëhet edhe më i nxehtë për shumë yje të estradës.

Projekte të reja, koncerte e mbrëmje të shumta po i presin ata, transmeton Gazeta Express.

Vetëm pak ditë më parë, reperi i njohur Gjiko së bashku me Skerdin publikuan projektin e tyre më të ri “Faje”.

Kjo këngë ka filluar të pëlqehet shumë nga fansat e dy reperëve të njohur.

Por ata nuk u ndalën me kaq.

Këngën e tyre po e promovojnë tani edhe në një mbrëmje në Zvicër.

Por Gjiko shumë shpejt është përmalluar për një person shumë të veçantë për të.

Mos u ngutuni. Pasi nuk bëhet fjalë për të dashurën e tij Elitën.

Gjiko përmes një video që ka publikuar në profilin e tij në Instastory ka treguar se atë e ka marrë malli shumë për nënën e tij të cilën nuk e ka pa që disa javë.

“M’ka marrë malli për shtëpi, nuk e kom pa mamin që një javë apo dy. Si të shkoj duhet me shku me kqyr. I love you mam”, kishte thënë Gjiko./Gazeta Express/

the authorE B