Për herë të parë pas 13 vjetëve, katër klube italiane kanë fituar në Ligën e Kampionëve, në raundin e njëjtë, atë të Grupeve.
Mbrëmë Lorenze Insigne shënoi një gol të vonshëm kundër Liverpoolit, kështu duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij, ndërsa Interi e përmbysi rezultatin kundër PSV-së nga 1-0 në 2-1, transmeton Gazeta Express.
Të martën Roma e mposhti Viktori Plzenin 5-0, ndërsa Juventusi fitoi 3-0 kundër klubit zviceran, Young Boys, me anë të hat-trickut të Paulo Dybalas.
Hera e fundit kur ka ndodhur kjo ka qenë në nëntor të vitit 2005.
Juventusi e mposhti në atë kohë Club Brugge, Udinese fitoi kundër Olympiakosit, Milani e mposhti klubin turk Fenerbahcen dhe Interi po ashtu fitoi në ndeshjen kundër Artmedia Bratislavas. /Gazeta Express/