Mbrojtësi portugez, Pepe është në kërkim të një skuadre të re
Mbrojtësi portugez, Pepe, në fund të këtij muaji do të largohet nga kampioni i Evropës dhe Spanjës, Real Madridi.
Pepe, i cili ka kontratë me Los Bancos deri në fund të këtij muaji, është në kërkim të një skuadër të re.
Sipas mediave britanike, në garë për ish anëtarin e Portos ka hyrë Liverpooli. Madje, në këtë drejtim menaxherin Jurgen Klopp e ka përkrahur edhe ish ylli i Liverpoolit, Dietmar Hamann.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë mendon se Pepe është lojtar i duhur për Liverpoolin, përcjell Express.
Perçeve Liverpoolit, në garë për Pepen janë edhe Inter e Paris Saint-Germain. /Express/