“Pepe me shumë jashtë se brenda Real Madrid”, shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca” lidhur me bllokimin e mundësisë së rinovimit të kontratës së mbrojtësit portugez.
Gazeta thekson se një prej mbrojtësve më të mirë qendrorë në historinë e klubit, prej dhjetë vjetësh, ka marrë oferta të majme nga Kina.
Hebei Fortune, që drejtohet nga ish-trajneri i madrilenëve, Manuel Pellegrini, i ka ofruar Pepes një kontratë prej 10 milionë euro neto në vit, kundrejt 4.5 milionë që merr te Reali.
E vetmja “frikë” për Pepen është fakti se po të shkojë në Kinë do të humbiste kombëtaren./KosovaPress/